Anëtarët e Komisionit për Çështje Normative, të kryesuar nga Armend Zenelaj, zhvilluan një vizitë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku u pritën nga Kryeprokurori Blerim Isufaj.
Në këtë takim pune, i cili u realizua në kuadër të monitorimit të zbatimit të akteve nënligjore dhe me qëllim të përmbushjes së detyrave, u diskutua për aspektet e zbatimit të akteve nënligjore në fuqi dhe për aktet që janë në proces të hartimit, të diskutimit apo edhe të miratimit në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Gjithashtu, në ketë takim u diskutua edhe për lehtësimin e qasjes në këto akte, sfidat gjatë zbatimit dhe propozimet eventuale për plotësimndryshimin e tyre.
Me këtë rast, u prezantua edhe Pyetësori i hartuar për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve nënligjore, për të cilin u tha se do të lehtësojë procesin e punës së Komisionit dhe për përmbushjen e detyrave për mbikëqyrjen e zbatimit të akteve dhe hartimin e akteve nënligjore, të parapara me Strategjinë e KPK-së për vitin 2022-2024. /2LONLINE/