Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan ju uron 7 Marsin, ditë kjo që la gjurmë të pashlyeshme të historisë së kombit tonë.
Kujtojmë që në këtë ditë më 7 Mars 1887 falë punës së palodhshme të Rilindasve, pjesë e të cilëve në masë të madhe ishin mësuesit, u hap mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë.
Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtores së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 marsi është caktuar si ditë e mësuesit dhe shkollës shqipe.
Kjo datë shënon edhe bazën e traditës sonë për dashurinë ndaj shkollës dhe arsimimit, si arma më e fortë e një kombi për të arritur Lirinë dhe Demokracinë e tij .
Mësonjëtorja e Stubllës është shembulli më mirë se si duhet kultivuar dhe përhapur me përkushtim dhe sakrificë projektet shtetformuese përmes arsimimit të vendosura tani ne Korçë.
Mësuesit janë ata të cilët në mënyra të ndryshme, kurdo që ishte nevoja i kanë shërbyer atdheut.
T’i shërbesh atdheut duke dhënë dije sa është krenari është edhe përgjegjësi.
Tranzicioni i shoqërisë sonë po e rrezikon imazhin e mësuesit, imazh i cili ka rol thelbësor në formimin e shtetit. Prandaj, shoqërisë tonë i mbetët të bëj më shumë për mësuesit sepse, duke bërë më shumë për ta, bëjmë më shumë për shtetin. Shtylla kryesore e shtetit është shkolla kurse, shtylla kryesore e shkollës është mësuesi. Prandaj, mësuesi është kaq i rëndësishëm.
Mësuesit kanë bërë shumë për vendin tonë prandaj, u jemi mirënjohës gjithmonë. Kështu sot vizituam mësimdhënësen në pension, Mevlide Rexhepi, e cila me kontributin e sajë shumëvjeçar kontribuoi në edukumin dhe arsimimin e shumë brezave të komunës tonë, duke respektuar njëkohësisht edhe kontributin e bashkëshortit të saj tanimë të ndjerë, Agim Rexhepi, ish-sekretar e LDK-së dhe ish-drejtor i Arsimit.
Vizituam edhe familjen e mësimdhënësit, Ismet Zylfiu, që para pak jave ndërroi jetë. Duke vlerësuar lart kontributin e tij prej mësimdhënësi si dhe veprimtarinë e tij të palodhshme si aktivist i LDK-së.
Puna dhe vepra e tyre, si dhe gjithë atyre që kanë dhënë kontribut në arsim, është frymëzim dhe dritë për ne!
Komisioni për Arsim i LDK-së, Dega Gjilan
7 mars 2022