Anëtarët e Komisionit për Legjisacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, u pritën sot në takim nga anëtarët e Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, kryesuar nga Klotilda Bushka Ferhati.
Në këtë takim, u diskutua për ecurinë e deritanishme të zbatimit të marrëveshjeve:
Marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy komisioneve më 11 mars 2022 në Prishtinë, dhe
Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.
Pas diskutimeve, u hartua dhe u miratua edhe plani i veprimit për agjendën e ardhshme të bashkëpunimit.
Në këtë kontekst, u dakorduan që të krijohen grupe të vogla punuese nga të dyja komisionet, për të zhvilluar takime edhe më të shpeshta, me qëllim shqyrtimin e çështjeve me interes për qytetarët e të dyja shteteve. /2LONLINE/