Kombëtarja e Kosovës U19 e vajzave është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).
Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Kombëtares A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Kombëtaren A.
“Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00. Paraprakisht Kombëtarja U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje triditore në Kampin Nacional në Hajvali”, thuhet në njoftimi ne FFK-së. /2LONLINE/