Dy ekipet kombëtare të Kosovës U19 në konkurrencën e meshkujve dhe Kombëtarja e femrave janë ftuar në turnetë që do të zhvillohen në Rajonin e Lacios, përkatësisht në fushat sportive të vendosura rreth krahinave të Romës dhe Frosinones.
Kombëtarja U-19 e meshkujve është ftuar në turneun “Roma Caput Mundi”, ndërsa ajo femrave në turneun e 4-t ndërkombëtar për femra “IL Calcio E’Rosa”.
Turnetë do të zhvillohen prej datës 16 shkurt deri më 21 shkurt.
Në konkurrencën e meshkujve ku bën pjesë Kombëtarja e Kosovës U19 marrin pjesë 8 skuadra të ndara në dy grupe edhe atë: Grupi“A”: Greqia, Italia L.N.D, Moladavia e Uellsi, ndërsa në Grupin B, Kosova, Lacio, Anglia dhe Malta.
Në konkurrencën e femrave marrin pjesë kryesisht studente të kolegjeve në tetë skuadra të ndara në dy grupe: Grupi A Abruzzo (Përfaqësuesja C.R. – Itali), Anglia (Shoqata e Futbollit të Kolegjit Anglez), Grifone Gialloverde (A.S.D. – Itali), Moldavia (F.M.F.) dhe Grupi B: Uellsi (Kolegjet e Uellsit), Kosova (F.F.K.), Bolzano (Përfaqësuesja C.P.A. – Itali), Lazio (Përfaqësuesja C.R. – Itali).
Për të dyja Kombëtaret këto turne janë të mirëseardhur për të provuar shumë futbollistë e futbolliste për zhvillimin e përparimin e tyre të mëtutjeshëm.
Orari i ndeshjeve të Kosovës (meshkujt)
Më 18 shkurt
Kosova U19-C.R. Lazio ora 14.30
Më 19 shkurt
Kosova U19- Anglia ora 14.30
Më 21 shkurt
Malta – Kosova U19 ora 14.30
Orari i ndeshjeve të Kosovës (femrat)
Grupi B
Më 17 shkurt
Bolzano- Kosova ora 14.30
Më 18 shkurt
Kosova – Lazio ora 14.30
Më 20 shkurt
Uellsi C – Kosova ora 14.30