Vashat e Kombëtares A të gatshme për sfidën kundër Belgjikës.
Para ndeshjes kualifikuese për Botërorin “Australia&Zelanda e Re”, kundër Kombëtares së Belgjikës, Dardanet mbajtën stërvitjen e fundit, të përkushtuara dhe me një angazhim maksimal, në mënyrë që në këtë ballafaqim të nxjerrin më të mirën, njofton Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Gjatë seancës stërvitore përzgjedhësja Afërditë Fazlija dhe shtabi teknik, provuan disa prej taktikave të lojës, duke u bazuar edhe në lojën e belgeve. Po ashtu ushtruan edhe gjuajtjet e lira, ato nga këndi si dhe mbrojtjen e fortë dhe kundërsulme të shpejta.
Atmosfera është mjaft e mirë, ndërsa gjendja shëndetësore e futbollisteve është e mirë.
Para ndeshjes kundër Belgjikës e cila do të zhvillohet sonte në orën 20.00, futbollistet u shprehen të gatshme për të dhënë më të mirën, njofton FFK. /2LONLINE.com/