DYLON

Në Klinikën e Pediatrisë brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrolle mjekësore

Në Klinikën e Pediatrisë brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrolle mjekësore
Avatar photo Redaksia

Mes përballjes me pandeminë, vështirësive të përditshme dhe sfidave pambarim, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, gjatë 9 muajve të vitit 2021, ka ofruar shumë shërbime mjekësore për fëmijët e sëmurë, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Ndonëse në pjesën më të madhe të këtyre muajve, disa reparte të saj ishin të ngarkuar me pacientë të prekur me COVID, duke respektuar masat anti covid, Pediatria nuk i ka ndalur asnjëherë shërbimet tjera dhe brenda periudhës janar-shtator janë realizuar më tepër se 22 mijë kontrole.

EkoHigjiena

Raporti i punës thotë se deri në fund të muajit të shkuar numri i vizitave në ambulancat specialistike ka mbërritur në 13 mijë e 301, janë bërë 5 mijë e 397 pranime, 651 EKG, 1 mijë e 582 ECHO të Zemrës, 1 mijë e 861 ECHO të Abdomenit, 82 ECHO të Gjëndrës Tiroide, 7 spirometri, jaë ofruar 38 shërbime të Flocytometrisë dhe janë realizuar 72 punksione.

Brenda kësaj kohe, janë realizuar, gjithashtu, 951 EEG, 1 mijë e 582 ECHO të Trurit, 1 ,ijë e 861 ECHO të Mushkërive, 1 mijë e 222 strisho gjenetike dhe 6 mijë e 285 analiza gazore, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.