Për herë të dytë me radhë, kombëtarja e vitit në konkurrencën e meshkujve shpallet kombëtarja e futbollit.
Në një ceremoni të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të shpallur Laureatët e vitit 2019, ndërsa cmimin nga Federata e Futbollit të Kosovës e pranoi ndihmës trajneri, Muharrem Sahiti.
Futbollistët kosovarë na dhanë një tjetër vit plot emocione dhe me pak fat kanë mundur edhe ta shkruajnë historinë për t’u kualifikuar në evropianin 2020, në të cilin shpresat i kanë ende përmes Ligës së Kombeve.