DYLON

Për herë të kartët radhazi, Driton Kuka shpallet “Trajneri i Vitit 2019”

Për herë të kartët radhazi, Driton Kuka shpallet “Trajneri i Vitit 2019”
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i xhudos kosovare, Driton Kuka eshte shpallur  “Trajneri i Vitit 2019” nga Komiteti Olimpik i Kosoves. Për herë të kartët radhazi, përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, vlerësohet trajneri më i mirë i vitit.

Gjatë 2019-ës, xhudistet e Kukës fituan tri medalje të bronzta në kampionatin botëror Tokio 2019, dhe një të bronztë në botërorin U-21.

Krahas tyre, nuk munguan edhe medaljet evropiane.

EkoHigjiena

Tri të tilla: një e artë, një e argjendtë dhe një e bronztë u fituan në Lojërat Evropiane të Minskut, si dhe dy të bronzta në evropianin e junioreve.

Nuk munguan edhe medaljet në garat e Masters, Grand Slam e Grand Prix.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.