Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy , vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u prit nga kryetari Këshillit, Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash njoftoi mysafirët për punën e KBI- së dhe për të arriturat e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE/