Komandanti i LMT kapiteni Engin Binkuy i cili ka përfunduar misionin e tij në Kosovë si dhe Komandanti në ardhje Kapiteni Apdula MAT, vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari Këshillit z. Naim Aliu.
Kryetari Aliu e falënderoi komandantin për punën dhe të angazhimin e tij në sferën e sigurisë si dhe për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që LMT ka me KBI në Gjilan.
Kryetari Aliu ndër tjerash i dëshiroi kapitenit Apdula Mat mirëseardhje dhe suksese në angazhimet e tij në sferën e sigurisë me shpresë se bashkëpunimi me LMT do të vazhdojë sikurse edhe paraardhësit e tij.
Gjatë diskutimit u vlerësua lartë bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivon dhe promovon Këshilli i Bashkësisë Islame në vazhdimësi. /2LONLINE/