Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së, gjeneral brigade Naim Haziri ka prit sot në vizitê Drejtorin e NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat.
Gjeneral Haziri e njoftoi gjeneralin Nawart për operacionet që është duke realizuar Garda dhe e falënderoi për donacionet e shtetit gjerman që kan dhuruar FSK-së, ku edhe i vizituan ato.
Gjenerali Nawart ofroi mbêshtetjen e tij për ruajtjen dhe ngritjen e kapacitetve të FSK-së në përgjithësi dhe të Gardês Kombëtare ne veçanti.
Me këtë rast ata vizituan edhe Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim, ku panë kapacitetet që ofron kjo qendër për trjnime të kërkim shpëtimit nga niveli bazik e deri te ato të avancuara, njofton FSK. /2LONLINE/