DYLON

Nesër mbahet Akademi Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së basketbollistit Tahir Murati

Nesër mbahet Akademi Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së basketbollistit Tahir Murati
Avatar photo Redaksia

Nesër, më 9 Maj, nga ora 11:00 në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, mbahet Akademi Përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së basketbollistit Tahir Murati.

Shumë e nderuara familja Murati, të dashur miq, shokë e bashkëlojtarë të Tahirit, lajmi për vdekjen e hershme dhe të papritur të Tahir Muratit, i ka tronditur thellë të gjithë njerëzit dhe kolegët që e njohën atë dhe që patën rastin të bashkëpunojnë me të, prandaj nesër do të mblidhemi për ta kujtuar, nderuar dhe për ti dhënë lamtumirën e fundit për jetën dhe kontributin, mikut dhe basketbollistit të njohur gjilanas e kosovar Tahir Murati, i cili me përkushtim e me nder, pa u ndalë punoi në shërbim të sportit, në avancimin e vlerave sportive e veçanërisht në zhvillimin e sportit të basketbollit në Gjilan.

EkoHigjiena

/Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport – Gjilan /

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.