Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi pjesëmarrësit e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sot, një ditë para përfundimit të garës ndërkombëtare të “Ushtarit më të mirë 2024” pjesëmarrësit u vizituan nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ç ‘rast ai pa nga afër performancën e garuesve gjatë testimeve në disiplina të ndryshme.
Me këtë rast gjenerallejtënant Jashari përgëzoi garuesit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, gjithashtu falënderoi partnerët për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare duke theksuar se pjesëmarrja juaj e ngrit nivelin e frymës garuese te të gjithë pjesëmarrësit, krijon afërsi dhe shkëmbim të përvojave me njëri tjetrin.
Gara tradicionale e “Ushtarit më të mirë” që organizon Forca e Sigurisë së Kosovës, tani më ka krijuar standardet e saj, këtë vit kemi 8 shtete partnere që i janë bashkuar garës. Garuesit më të mirë nga FSK do të jenë pjesë e garave ndërkombëtare në të cilat ftohet FSK-ja të marrë pjesë. /2LONLINE/