Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari me ftesë të Komandantit të Komandës Lindore të KFOR-it, Kolonel Chris Mabis, vizitoi kampin Bondsteel ku u takua me Komandantin e Gardës Kombëtare të Shtetit të Indianës, Gjeneralmajor R. Dale Lyles.
Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneral Lyles për kontributin e trupave të Gardës Kombëtare të Indianës që po japin në misionin e tyre në Kosovë. Po ashtu, në takim u diskutua për bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së, dhe Byros së Gardës Kombëtare dhe u zotuan për rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. /2LONLINE/