Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim përfaqësuesit nga SHBA-ja, me ç`rast i ka falënderuar për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, dhe në veçanti Regjimentit të Mjekësisë.
Forca e Sigurisë së Kosovës më kuadër të partneritetit dhe bashkëpunimit që ka me Gardën Kombëtare të shtetit të Iowa-s dhe Forcave Ajrore të SHBA-së për Europë (USAFE), ka realizuar trajnimin dhe paravalidimin për mjekësi fushore ROL, me Regjimentin e Mjekësisë të Komandës së Logjistikës të FSK-së.
Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha të interesit të përbashkët e në veçanti në validimin e kapaciteteve mjekësore ROL1 nga Qendra e NATO-s për Ekselencë.