Në kuadër të bashkëpunimit me KFOR-in, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneral major Angelo Michele Ristuccia.
Të dy gjeneralët kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe janë zotuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojnë edhe më tej, në të mirë të paqes dhe sigurisë në vend dhe më gjerë.
Gjeneral Jashari e ka informuar gjeneralin Ristuccia për zhvillimet në FSK, angazhimet që po bëhen në kuadër të ngritjes së kapaciteteve në fazën e dytë të tranzicionit, dhe bashkëpunimin e ngushtë me NALT.
Pjesë e diskutimit mes dy gjeneralëve ka qenë edhe situata aktuale në vend dhe më gjerë.