Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së, Dr. Elvir Azizi të shoqëruar nga Dr. Nazmi Kolgeci dhe drejtori i shërbimeve mbështetëse në SHSKUK z. Mentor Zejnullahu.
Gjeneral Jashari falënderoi drejtorin Azizi për mbështetjen me personel mjekësor përgjatë procesit të ekzaminimeve mjekësore për rekrutët e FSK-së, si dhe për gatishmërinë e pa kursyer për të mbështetur FSK-në, në ngritjen e kapaciteteve mjekësore ushtarake.
Me këtë rast gjeneral Jashari ndau mirënjohje për drejtorin Azizi, Drejtorin Zejnullahu dhe Dr. Kolgecin, i cili ka kryer në mënyrë të shkëlqyer koordinimin e këtij projekti.
FSK dhe SHSKUK do të vazhdojnë bashkëpunimin ndërinstitucional në ditët në vijim përmes protokolleve të cilat do të nënshkruhen në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /2LONLINE/