Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Kolonel Darrick Mosley, Atashe i Mbrojtjes i SHBA-ve në Kosovë, Nënkolonel Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes në Ambasadën Amerikane dhe Nënkolonel Benjamin Kim, Atashe Ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, me rastin e përfundimit të misionit të tyre në Kosovë.
KOMFSK vlerësoi bashkëpunimin e lartë në mes të FSK-së dhe forcave ushtarake të SHBA-ve në fushën e trajnimeve, stërvitjeve, dhe operacioneve të përbashkëta. Gjeneral Jashari tha që kontributi i tyre ka qenë thelbësor në shumëfishim të aktiviteteve të përbashkëta. Oficerët amerikanë falënderuan KOMFSK, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm si dhe shprehën vlerësimin e lartë për FSK-në dhe personelin e saj.
Kolonel Mosley, Nënkolonel Conley dhe Nënkolonel Kim u dekoruan me medaljen “Shërbim Vetëmohues” për shërbim dhe performancë të shkëlqyeshme gjatë kryerjes së detyrave të si përfaqësues ushtarak të SHBA-ve në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake në mes të dy vendeve, njofton FSK. /2LONLINE/