Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjesë në takimin vjetor të shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5”, që u mbajt në Budva, Mali i Zi, nga data 3 deri më datën 5 tetor 2018.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në adresimin e tij në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5”, i njoftoi homologët e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave të saj. Gjeneral Rama me theks të veçantë foli për nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit në nivel rajonal; me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral major Timothy Orr të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan koloneli Nichols Ryan, zhvilluan një takim të përbashkët me zëvendëskomandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM) gjenerallejtënant Stephen M. Twitty, ku së bashku diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty lidhur me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit joshumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës- SHBA, si dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet FSK-ja.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu zhvilloi takime edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, të Republikës së Maqedonisë dhe të Malit të Zi, dhe se bashku u pajtuan që në të ardhmen ta rrisin bashkëpunimin dypalësh në shkëmbimin e përvojave.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahma Rama mori pjese Takimin Vjetor të Shefave të Mbrojtjes në kuadër të ,,Kartës së Adriatikut A-5’’ i cili u mbajt në Budva të Malit të Zi, nga data 03-05 tetor 2018.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama në adresimin e tij, në kuadër të konferencës ,,SHBA-Karta e Adriatikut A5” të mbajtur në Budva, i njoftoi homologet e tij lidhur me tranzicionin e FSK-së dhe zgjerimin e kompetencave. Gjeneral Rama theksoi nevojën për zgjerimin e bashkëpunimit në nivel të rajonit, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë, besimit dhe shkëmbimit të përvojave në sektorin e Sigurisë dhe atë të Mbrojtjes.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneral majori Timothy Orr, të shoqëruar edhe nga atasheu ushtarak amerikan, koloneli Nichols Ryan, zhvilluan takim të përbashkët me zëvendës komandantin e Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë (EUCOM), gjenerallejtënant Twitty, ku u diskutua aspekti bilateral dhe marrëdhëniet e shkëlqyera. Me këtë rast, gjeneral Rama e njoftoi gjeneralin Twitty, me procesin e tranzicionit, zhvillimin profesional të FSK-së, integrimin e komunitetit jo shumicë, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Gardën Kombëtare të Ajovës të SHBA-ve, si dhe me sfidat dhe rrugën përpara që ka FSK-ja.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjithashtu pati takime bilaterale edhe me shefat e Mbrojtjes të Kroacisë, Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, me të cilët u pajtuan për krijimin e mundësive më të mëdha në shkëmbimin e përvojave në kuadër të bashkëpunimit bilateral.