DYLON

Ndërtimi i objektit të QKMF’së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare

Ndërtimi i objektit të QKMF’së në Gjilan vlerësohet si zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare
Avatar photo Redaksia

Objekti i ri i Qendres Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan, i cili kap shifrën e mbi 1.4 milionë eurove si bashkëfinancim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Komunës, është duke u punuar me intensitet të lartë.

Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë, deputetin Imet Rrahmani dhe bashkëpunëtorët, janë ndar të kënaqur me dinamikën dhe kualitetin e punimeve aty.

“Kemi pasur vonesa në këtë projekt për shkak se do ta bëjmë një nënkalim që është lidhje direkte mes objektit të QKMF’së dhe Spitalit të Përgjithshëm. Lajmi i mirë është që po punohet me intensitet të lartë në këtë objekt, i cili është më i madhi i kësaj natyre në Kosovë, ua lehtëson punën personelit shëndetësor dhe ndikon direkt në ofrim të shërbimeve më të mira për shëndetësinë primare. ”, ka nënvizuar Ismajli.

EkoHigjiena

Nënkryetari i Gjilanit pohoi se ndërtimi i QKMF së re ka qenë zotim i kryetarit Haziri dhe përmbyllë ciklin e investimeve kapitale në shëndetësinë primare.

“Mund të them se po bëhet zgjidhje për 50 vitet e ardhshme për shëndetësinë primare në Gjilan”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.