Sot, me rastin e Ditës së Falënderimeve, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari qëndroi në kampin Bondsteel për një drekë festive.
Gjeneral Jashari ishte në shoqërim të Ambasadorit të SHBA-ve, në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, Shefit të Stafit të SHPFSK-së, Gjeneral brigade Ilir Qeriqi, Atasheut të Mbrojtjes, Kolonel Darrick Mosley, Komandantit të ASG-Balkans, Kolonel Terry Saul dhe Komandantit të Komandës Rajonale Lindje, Kolonel Ross Walker.
Me rastin e kësaj feste të veçantë, si një prej traditave më të vjetra të kulturës amerikane, KOMFSK pati mundësi të drekojë me Ambasadorin Hovenier si dhe me ushtarakët amerikanë duke vënë në pah shërbimin atdheut dhe ndaj Kosovës në të mirë të paqes dhe sigurisë.
Në fund Gjeneral Jashari potencoi që “Kjo është një festë e veçantë për popullin amerikan dhe shprehim falënderimin tonë që për shkak të detyrës, ushtarakët e festojnë atë larg familjes, Ju jemi gjithmonë mirënjohës për këto sakrifica” /2LONLINE/