Komandanti i FSK-së, merr pjesë në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Regjionale-Lindje (RC-E) në Kamp Bondsteel.
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Komandën Regjionale-Lindje (RC-E), që është realizuar në kampin Bondsteel, Ferizaj.
Gjeneral Jashari falënderoi Kolonelin Mabis për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes RC-E dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëkohësisht, KOMFSK ndau mirënjohje për Kolonel Mabis për kontributin e tij në cilësinë e Komandantit të RC-E, në avancimin e bashkëpunimit mes FSK dhe RC-E.