Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), që është realizuar në kampin Bondsteel, Ferizaj.
Gjeneral Jashari falënderoi Kolonelin Jason Baker nga Brigada e 48-të e Këmbësorisë të Ushtrisë Amerikane për bashkëpunimin e mirëfilltë në mes Komandës Rajonale Lindje dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
Njëkohësisht, KOMFSK uroi suksese Kolonelit Peter Helzer në detyrën e Komandantit të Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Komandës Rajonale Lindje, njofton FSK. /2LONLINE/.