Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim Gjeneral brigade Ylli Pulaj.
Fillimisht, Gjeneral Jashari ka njoftuar Gjeneral Pulajn për të arriturat e FSK-së në rrugën drejt zhvillimit të kapaciteteve për përmbushje të misionit. Gjithashtu, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneral Pulajn për bashkëpunimin e deritanishëm dhe rolin kyç që ka luajtur Kolegji i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në zhvillimin profesional dhe arsimimin ushtarak të personelit të FSK-së.
Një pjesë e diskutimeve u fokusua në bashkëpunimin reciprok, situatën e sigurisë në vend dhe rajon.
Ndërsa, Gjeneral Pulaj falënderoi Gjeneral Jasharin për gatishmërinë e dërgimit të personelit të FSK-së për të vijuar kurset e ndryshme në programet e Kolegjit të Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë.
Në fund, të dy gjeneralët u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit të deritashëm dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak në mes të dy ushtrive, njofton FSK. /2LONLINE/