Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim delegacionin mjekësor të Gardës Kombëtare të IOWA-s.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari e falënderoi udhëheqësin e ekipit mjekësor nga IOWA, Major Marty Hogan për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë në ngritjen e kapaciteteve mjekësore të FSK-së, si dhe diskutuan rreth planifikimit të Ushtrimit Fushor të përbashkët qe do të realizohet gjatë vitit 2022.
Ky do jetë ushtrimi i parë i përbashkët në mes regjimentit të Mjekësisë dhe Gardës Kombëtare të IOWA, pas validimit të kapaciteteve mjekësore të Rol 1 që u bë vitin e kaluar. Pjesëtarët e validuar të FSK-së gjatë këtij ushtrimi do kenë mundësinë të ushtrojnë kapacitetet e ROL 1 dhe të parapërgatiten për kapacitetet e ROL 2. /2LONLINE/