Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të mandatit si Oficere Bilaterale e Ajovës, ndau medaljen “Shërbim Vetëmohues” për majoren Alexandra Erickson. Ajo ka kryer këtë detyrë të rëndësishme gjate periudhës dhjetor 2021- prill 2024.
Gjeneral Jashari falënderoi Majoren Erickson për përkushtimin e saj ne koordinimin e qindra aktiviteteve ne mes te Gardës Kombëtare te Ajoves dhe Forcës se Sigurisë se Kosovës si dhe mes dy shteteve ne përgjithësi. Ai gjithashtu potencoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehu përkushtimin e tij për zhvillimin edhe te mëtutjeshëm te tyre.
Ne fund KOMFSK e uroi MAJ Erickson për detyrën e re, si Drejtore e Programit te Partneritetit Shtetëror (SPP), ku ajo do te shërbejë si lidhja kyçe mes Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Gardës Kombëtare te Ajovës. /2LONLINE/