Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral nga Republika e Italisë, kolonel Bernardino Moneta.
Me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau medaljen për “Shërbim Vetëmohues”.
Kolonel Moneta u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. /2LONLINE/