DYLON

Kryetari Hyseni zhvilloi takime koordininimi me OJQ “Pema”, OSBE, klubin rotarian “Gjilani”, OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale

Kryetari Hyseni zhvilloi takime koordininimi me OJQ “Pema”, OSBE, klubin rotarian “Gjilani”, OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka zhvilluar takime të ndara koordinimi për realizimin e projekteve të përbashkëta me OJQ Pema, zyrën rajonale të OSBE-së, klubin rotarian “Gjilani”, OVL e UÇK-së, zjarrfikësit vullnetarë dhe disa nga drejtoritë komunale, përkatësisht Drejtorinë e Administratës, Drejtorinë e Shërbimeve Publike, Drejtorinë e Inspekcionit, Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, 

Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë si dhe Drejtorinë e Bujqësisë, ku është njoftuar nga afër me stafin, projektet dhe proceset aktuale të punës.

EkoHigjiena

Kryetari Hyseni ka thënë se koordinimi dhe vazhdimi i punëve është i rëndësishëm për nevojat e qytetit, sikurse edhe bashkëpunimi me të gjitha organizatat për të mirën e përgjithshme.

“Kërkesat e komunitetit janë të shumta, prandaj angazhimi është detyrim për të gjithë. Bashkëpunimi, pa interesa e dallime, është çelësi drejt zhvillimit e mirëqënies për të gjithë”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.