Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari së bashku me zëvendëskomandantin e FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi pritën sot në takim miqësor ish komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Gjatë takimit me mikun e Kosovës gjeneralin në pension Erhard Buhler biseduan për të arriturat e Kosovës, e në veçanti për të arriturat e FSK-së, me ç‘rast gjenerali Buhler theksoi se FSK me zhvillimet dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale po ec sigurt drejt integrimeve Euro Atlantike.
Ndërsa gjeneral Jashari e falënderoi për mbështetjen e deritanishme, dhe me këtë rast të dy gjeneralët u zotuan për bashkëpunimin të mëtutjeshëm ndërmjet dy shteteve, njofton FSK. /2LONLINE/