Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s gjeneral major Ben Corell së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që ti përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësorë, Regjimenti i Parë dhe Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe të përgatitjeve për “Defender Europe 23”.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së. /2LONLINE/