DYLON

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për angazhimin e dy logopedëve në SHFMU “Thimi Mitko” dhe SHFMU “Selami Hallaçi”

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për angazhimin e dy logopedëve në SHFMU “Thimi Mitko” dhe SHFMU “Selami Hallaçi”
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Komunale e Arsimit e komunës së Gjilanit dhe OJQ “Inkluzioni” nënshkruan memorandum bashkëpunimi për angazhimin e dy logopedëve në SHFMU “Thimi Mitko” dhe SHFMU “Selami Hallaçi”.

“Ky memorandum mirëkuptimi është rrjedhojë e synimeve të përbashkëta për projektet që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim, me theks të veçantë ofrimin e shërbimeve të logopedisë dhe adresimin e çrregullimeve të të folurit dhe komunikimit te fëmijët e dy institucioneve edukativo-arsimore të komunës sonë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan.

EkoHigjiena

Bashkëpunimi i tillë, si dhe bashkëpunime të tjera me qëllim ngritjen e cilësisë në arsim dhe nevojat tjera të fëmijëve, janë të mirëpritura nga Drejtoria Komunale e Arsimit, e cila ofron përkrahje të parezervë për projekte të tilla.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.