DYLON

Arrestohet një person i dyshuar për tri vepra të ndryshme penale

Arrestohet një person i dyshuar për tri vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës me datë 22.08.2022, konkretisht zyrtarë nga njësitë policore nga Stacioni Policor për Mbikqyrje të Pikës Kufitare – Vërmicë gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, rreth orës 01:10 në zonën tek bregu i liqenit në Vërmicë kanë identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona. 

Gjatë vëzhgimit të terenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Republikës së Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policor të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë. 

EkoHigjiena

Pas ndalimit të të dyshuarit tek i njëjti është realizuar një kontroll me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar : 

  • 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë,
  • 1 telefon i tipit IXON. 

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  nga  njesitet relevante.

Poashtu është njoftuar edhe Prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit janë inicuar rastet “Kontrabandim me migrant”,  “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ” si dhe “kalim ilegal i kufirit”,  ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.