Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e kapaciteteve të mjekësisë ushtarake, dekoroi personelin mjekësor të Gardës Kombëtare të Ajovës.
Personeli i Gardës Kombëtare të Ajovës i ka ofruar mbështetje të vazhdueshme Regjimentit të Mjekësisë së FSK-së, përmes ofrimit të trajnimeve për personelin mjekësor, po ashtu edhe duke ofruar ekspertizë dhe mbështetje profesionale për Regjimentin e Mjekësisë. Ata kanë qenë gjithashtu thelbësor gjatë gjithë procesit të ngritjes se kapaciteteve mjekësore, deri në validimin e këtyre kapaciteteve për Role 1.
Komandanti i FSK-së vlerësoi lartë kontributin dhe ndihmën që Garda Kombëtare të Ajovës kanë dhënë në funksion të ngritjes së kapaciteteve mjekësore në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Gjithashtu së bashku u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në zhvillim të mëtutjeshëm të këtyre kapaciteteve, njofton FSK. /2LONLINE/