Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim lamtumirës, Kolonelin Sefano Angioni, Atashe i Republikës së Italisë i akredituar në Kosovë.
Në këtë takim morri pjesë edhe atasheu i sapoemëruar i Italisë për Kosovë, Kolonel Cristian Margheriti dhe Këshilltari Bilateral Italian i Mbrojtjes, Kolonel Giovanni Ventura.
Komandanti i FSK-së falënderoi ekipin italian për kontributin e tyre në zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta si dhe synimet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake.
Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së. /2LONLINE/