Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim njoftues, Kolonelin Adem Turk, Atashe Ushtarak i Republikës së Turqisë, i akredituar në Kosovë. Fillimisht Gjeneral Jashari i uroi Kolonelit Turk emërimin e tij në këtë detyrë të rëndësishme si atashe rezident në Kosovë.
Komandanti i FSK-së, foli për objektivat e tij lidhur me zhvillimin e Forcës si dhe planet dy paleshe lidhur me trajnimet, stërvitjet, pajisjet dhe aktivitetet tjera të përbashkëta. Në takim u fol mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë dhe synimet për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ushtarake në mes të dy vendeve.
Në fund të dy palët u pajtuan që marrëdhëniet të zhvillohen edhe më tutje duke u fokusuar në fushat e zhvillimit të kapaciteteve ushtarake të FSK-së në funksion të përmbushjes së misionit të saj. /2LONLINE/