Komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, mori pjesë në Konferencën RUSI Land Warfare Conference
Me ftesë të Shefit të Shtabit Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar Gjeneral Sir Roly Walker, gjeneral brigade Hysen Dreshaj komandant i Komandës sê Forcave Tokësore mori pjesë në Konferencën RUSI Land Warfare që u mbajt në Londër., njofton forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Konferenca vjetore mbledhë komandantet e njësive të forcave taksorë për të diskutuar dhe analizuar strategjitë zhvillimore të njësive ushtarake si dhe bashkëpunimin dhe funksionimin e përbashkët në misionet e përbashkëta.
Gjatë konferencës gjeneral Dreshaj u takua me Shefin e Ushtrisë Roly Walker dhe me këtë rast e falënderoj për ftesën dhe përkrahjen e vazhdueshme qe Mbretëria e Bashkuar ka për shtetin e Kosovës e në veçanti për FSK.
Gjithashtu gjatë kësaj Konference GJB Dreshaj pati rastin të takohet edhe me përfaqësues të lartë ushtarak të forcave tokësore të shteteve partnere, njofotn FSK. /2LONLINE/