Kompania e Deminimit ka realizuar certifikimin e instruktorëve dhe kursantëve të trajnimit EOD2 Niveli 3 në bashkëpunim me ekipet Amerikane të EUCOM.
Trajnimi është realizuar me përkrahjen e EUCOM në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare të FSK-së.
Me këtë rast rreshter Master David Gerig, udhëheqësi i grupit të instruktorëve të EUCOM ka falënderuar pjesëtarët për angazhimin dhe ka premtuar që ky program do të vazhdoj dhe se do të bëhet më atraktiv dhe më sfidues, dhe ndihma jonë do të vazhdoj për FSK-në në ngritjen dhe avancimin profesional.
Komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) Nënkolonel Shpend Zogaj ka përshëndetur në emër të KOM.GK Gjeneral Xhevahir Geci ku ka theksuar rendësin dhe përkrahjen e madhe që ka dhënë Ushtria Amerikane për Forcën e Sigurisë së Kosovës , në ngritjen dhe avancimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së në të gjitha fushat e me theks të veçantë në ekipet e deminimit duke mbështetur me pajisje dhe personel profesional. /2LONLINE.com/