DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit

Kryetari i Vitisë priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit
Avatar photo Redaksia

Toger Roose e rreshteri Hay si dhe dy pjesëtarë të tjerë të KFOR-it amerikan, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e përfundimit të misionit të tyre, në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të KFOR-it amerikan në Kosovë.

Ata kanë shpreh falënderim ndaj Institucioneve komunale për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë premtuar se edhe Njësia e re do të vazhdojë të bashkëpunoj edhe më tej.

EkoHigjiena

Kryetari Haliti, i ndau një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e Njësisë së KFOR-it në komunën e Vitisë, e po ashtu edhe togeri Roose i dhuroi një monedhë me shenjen e KFOR-it dhe emrat e ushtarëve të këtij misioni. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.