Trajnimi “Taktika me Njësi të Vogla” është i adaptuar nga Ushtria Amerikane, dhe për herë të parë në FSK është realizuar në vitin 2012 nga instruktorë të ushtrisë amerikane (RANGER).
Trajnimi ka për qëllim ngritjen dhe testimin e kapaciteteve ushtarake të këmbësorisë në nivel të skuadrës dhe në vete përmban pjesën teorike dhe praktike të programit duke u fokusuar në: trajnimi i taktikave të këmbësorisë në nivel skuadre, ngritja e nivelit të fitnesit fizik, aftësimi i pjesëtarëve në menaxhim të stresit dhe kohës, përgatitja e detyrave individuale, arritja e rezultateve në standard duke punuar nën presion, ndërtimi i frymës ekipore, trajnimi në pozita udhëheqëse si dhe detyrave speciale, trajnimi i procedurës së udhëheqjes së trupave.
Ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë është objektivë e FSK-së, trajnime të tilla janë duke u realizuar në bazë të planit të ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës me qëllim përmbushjen e misionit, thuhet në njoftimin e Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). /2LONLINE/