Futbollisti i Kosovës, Hekuran Kryeziu është duke e rimarrë vetën nga lëndimi.
Kryeziu ka filluar prap stërvitjet dhe rikthimi i tij është një lajm i madh për Kombëtaren e Kosovës, sepse ai është një lojtar mjaftë kualitativ dhe mund ta ndihmojë kombëtaren në ndeshjen e Marsit, kundër Maqedonisë.
Për rikthimin e tij është shprehur i gëzuar edhe futbollisti tjetër i kombëtares, Benjamin Kololli i cili e ka postuar një video të stërvitjes së Kryeziut me mbi shkrimin “Po rikthehet zemra e kombëtares”