(2L ONLINE) – Është për tu habitur se mosrespektimi i ligjit në përgjithësi e edhe pjesa që ka të bêje me shenjat e komunikacionit dhe trafikun dhe mospërfillja e rregullave shtetërore pas lufte, këtu ndër ne, është larg aspiratave për të ndërtuar një shoqëri sado kudo normale.
Kokëfortësia primitive për ta shkelur ligjin është evidente edhe përkundër pasojave e hasim shpesh këtu në shtetin tonë të ri! Rast konkret është rrugica në qendër të qytetit, që shpie mbrapa “Soliterit”.
Është interesant se si edhe përkundër asaj se në hyrje gjenden shenjat që ndalojnë parkimin në të dyja anët si dhe dënimit të shpeshtë me gjoba nga ana e policisë, por edhe largimin dhe bartjen e makinave nga aty me kamionë, prapë gjenden njerëz, që nuk e di se përse, në vazhdimësi shpërfillin dhe shkelin ligjin.
Një gjë të tillë e bëjnë derisa nuk shfaqen policet përsëri dhe atëherë nga ta fillojnë arsyetimet nga me banalet që mund t’i dëgjosh nga pronaret e automjeteve për ti shpëtuar dënimit. Dhe nuk e kupton se pse njeriu edhe kur e di se po e bënë një gjë të ndaluar, përsëri e përsëri futet në një situatë të tillë. /Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/