(2L ONLINE) – Në fshatin Kokaj gumzhon eskavatori i cili bënë hapjen e rrugëve të cilat lidhin jo vetëm Fshatin Kokaj me fshatrat tjera por lagjet në mes tyre. Është gëzim i pa përshkruar jo vetëm i banorëve të mbetur por edhe nga të ardhurit nga qyteti, që për çdo ditë dalin për të pare se çka po ndodhë, dhe si po shkojnë punët në Kokaj, vendbanim i lënë me dhjetëra vite pas dore .
Kokajt me vetë kontribut kanë ndërtuar xhami e shkollë, kanë hapur rrugë, kanë elektrifikuar fshatin. Por, nevoja dhe dëshira për një jetë më të lumtur i ka detyruar ta braktisin fshatin. Në fshat kanë mbet pak familje të cilat nga dëshira për të jetuar në tokën e stërgjyshërve të tyre, por edhe nga pamundësia për të gjet jetë më të mirë gjetiu, kanë vendosur të mbeten këtu.
Në vjeshtën e vitit të kaluar Komuna e Gjilanit për herë të parë filloi rindërtimin e një rruge që lidh fhstain Llovcë, Kokaj dhe Ranatocin. Fshatarët menduan se do t’iu përmirësohet qarkullimi i atyre pak banorëve të mbetur, por si edhe atyre që duan të jetojnë në fshat ta kenë më lehtë për të jetuar aty, por gjithçka mbeti vetëm në fillim. Rrugën ekzistuese që lidh fshatin Llovcë, me lagjen e Kokajve të Epërm, rrugë e cila qon në fshatin matanë kufirit, Ranatocin, Komuna kishte filluar meremetimin, por në mungesë të mjeteve nuk arriti ta shtroj me zhavorr.
Kjo rrugë që lidh Ranatocin me Llovcën është e gjatë rreth 3 km e gjysmë rrugë shumë e rëndësishme sepse edhe në të kaluarën kjo rrugë lidhet edhe me vendbanimet tjera, Magjeren, Ilincën dhe në Buhiq kyqet në rrugën rajonale Preshevë-Gjilani. Zyrtarët komunal patën premtuar se rruga do të shtrohet edhe me zhavorr në një shtresë të mjaftueshme që mos të kenë vështirësi të mëtutjeshme, por kjo mbeti vetëm premtim.
Këto ditë banorët të katundit Kokaj të Gjilanit, të cilët janë afër kufirit me Serbinë, janë shprehur të kënaqur sepse më në fund u janë ngjallur shpresat që të qëndrojnë në pronat e tyre, bile edhe të kthehen të investojnë në meremetimin e shtëpive të tyre të dikurshme. Ata janë të kënaqur me përkrahjen që po ua jep personalisht kryetari i Komunë z. Lutfi Haziri, me projektin e hapjes dhe shtruarjen e rrugëve me zhavorr, rrugë të cilat do të hapen edhe në ato lagje ku kurrë nuk ka hy eskavatori dhe kurrë nuk kanë qenë të shtruara me zhavorr. Haziri, premtimin e dhënë banorëve se çdo shtëpi e banuar do ta ketë rrugën derë në oborr të shtruar me zhavorr ka fillua ta realizoj.
Edhe pse shkolla e fshatit në mungesë të nxënësve në shtatorin e viti të kaluar pas 47 viteve pune është mbyllur, Haziri ka premtuar se do ta hap rrugën dhe do ta shtroj me zhavorr deri në oborr të shkollës, kështu shprehet punëtori i shkollës Shabi Halili, i cili në asnjë moment nuk ndahet nga punëtorët e kompanisë “Bejta Comerc”, të cilët po i kryejnë punët .
Mahalla e Poshtme e cila ndodhet në lartësi më të ulët mbidetare dhe më afër rrugës së asfaltuar që nuk ka arrit deri në Sllubicë, ndihet një gjallëri më e madhe. Përveç dy shtëpive të rindërtuara të Rrustemajve, kanë filluar edhe ndërtimi një shtëpie të re te Maliqët, madje premtojnë se nuk do të jetë e fundit. Mandej pas meremetimit të rrugës ekzistuese që lidhë lagjen me dy lagjet tjera dhe me fshatin Sllubicë, numri i atyre që e duan aq shumë fshatin e tyre nuk do të jetë i vogël dhe investimet nuk do të mungojnë.
Hapja e rrugës, dhe shtruarja me zhavorr, do të jetë një mundësi e madhe, e mirëmbajtjes së objektit të shkollës i cili është në masë të madhe duke u shkatërruar, të cilin më së paku kishin me dëshiruar ata shumë intelektual të cilët dolën nga këto banka shkollore, të cilat rrezikohen se një ditë do të jenë të kalbura nëse nuk mirëmbahet objekti i shkollës.
Me iniciativën e autorit të këtij shkrimi, vitin e kaluar udhëheqësit e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore ishin në këtë fshat dhe premtuan se një objekt i këtij fshati do të merr në mbikëqyrje të këtij Departamenti, mandej shpreson se objekti i shkollës i cili më nuk është në funksion të merret në mbikëqyrje si objekt i Trashëgimisë Kulturore .
Vlen të përmendet edhe kontributi i veprimtarit të shquar për aktivitete fetare e kombëtare i Jusuf ef. Mustafa, cili mori iniciativën dhe udhëhoqi renovimin e xhamisë e cila ishte në shkatërrim e sipër. Synimi i tij, sikur edhe i xhematlinjve të kësaj xhamie, ishte që kjo xhami përsëri të jetë aktive dhe të jetë në shërbim të atyre pak besimtarëve të mbetur në këto troje. Synim të cilin edhe e realizoi. Xhamia sot është e hapur dhe aktive.
Fshati Kokaj shtrihet në juglindje të Gjilanit në një lartësi mbidetare nga 565 m deri 643m. Fshati Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë: Mahalla e Poshtme, Mahalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Mahalla Gurina, ku edhe ndodhet shkolla e fshatit. Kokajt sipas regjistrimit të parë që është bërë në vitin 1948 ka pasur 250 banorë, në vitin 1953 ka pasur 289 banorë, në vitin 1961, 342, në vitin 1971, 386 ndërsa në vitin 1981, 376 banorë.
Nga viti 1981 e këndej ka pasur vazhdimisht zvogëlim të popullsisë si pasojë e emigrimit të banorëve në drejtim të qendrës komunale së Gjilanit . Rënie të numrit të popullsisë ka shkaktuar lufta e fundit kur nga ky fshat u shpërngulën shumica e popullsisë si pasoj e pasigurisë. Në vitin 1999 paramilitarët serb kanë vrarë dhe masakruar disa banorë të këtij katundi. Sot në këtë fshat jetojnë vetëm pesë familje me rreth 30 banorë.
Si vendbanim është krijuar dy shekuj më parë kur banorët e parë erdhën nga Klaiqi, vendbanimi i Sanxhakut të Toplicës nga ishin ardhur të parët e tyre, të cilët ishin në fqinjësi me vendbanimet e dikurshme shqiptare si: Gërgurovci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Përveç Kokajve nga ky vendbanim e kanë prejardhjen edhe banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit, (të cilit ende i kanë pronat e tyre në Klaiq, të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botërore), mandej muhaxhirët e katundit Kokaj gjegjësisht një lagje e katundit Ranatoc. Vendbanimi Kokaj është shumë karakteristik edhe sa i përket emrit të tij. Pak kush në rajon dhe më gjerë e din se ky fshat zyrtarisht quhet Inatovc, e pas çlirimit Inatoc, emër i imponuar, pa asnjë arsye vetëm të mos jetë në shqip. Mirëpo, banorët e Kokajve dhe rrethina kurrë nuk e kanë pranuar këtë emër, sepse është emër i pakuptimtë dhe i imponuar me pushtimin e këtyre trojeve nga ushtria serbe në vitin 1912.
Katundi Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë:Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Gurina, ku edhe është shkolla e katundit e ndërtuar në vitin 1967, me vetë kontribut të plakut Nezir Haliti-Agja Nezë.
Banorët gjegjësisht të rinjtë e katundit Kokaj përveç disa të rinjve që ishin shkolluar në mejtepet e Preshevës më vonë në xhaminë e përbashkët të ndërtuar në vitin 1930 pran lumit Sllubica, të tjerët nuk patën fat të shkollohen deri pas Luftë së Dytë Botërore kur në katundin Llovcë u hap shkolla fillore. Deri në vitin 1967, kur u hap shkolla në Kokaj, nxënësit kishin vijuar shkollën fillore katër klasëshe në Llovcë, pastaj vazhdonin shkollimin në Pogragjë.
E kaluara e katundit Kokaj rrjedh nga Klaiqi prej nga ishin ardhur të parët e tyre,të cilët ishin në fqinjësi me vendbanimet e dikurshme shqiptare si: Gërgurovci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Përveç Kokajve nga ky vendbanim e kanë prejardhjen edhe banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit, (të cilit ende i kanë pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botërore), mandej muhaxhirët e katundit Kokaj gjegjësisht një lagje e katundit Ranatoc. Vendbanimi Kokaj karakterizohet sa i përket emërtimit të tij. Pak kush në rajon dhe më gjerë e din se ky fshat zyrtarisht quhet Inatovc, e pas çlirimit Inatoc, emër i imponuar, pa asnjë arsye, vetëm të mos jetë në shqip. Mirëpo, banorët e Kokajve dhe rrethina kurrë nuk e kanë pranuar këtë emër, sepse është emër i pakuptimtë dhe i imponuar që nga pushtimi i këtyre trojeve nga ushtria serbe, në vitin 1912.
/Ismet AZIZI/