Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e fundit, bëri përzgjedhjen e 10 Shpresave Olimpike 2020, të cilat do të paguhen nga KOK-u për 12 muajt e këtij viti.
Për herë të parë KOK ka vendosur të çojë në 10 numrin e Shpresave, nga 6 sosh sa ishte për vitin 2019.
Listës i prijnë notari Arti Krasniqi, xhudistja Fatjona Kasapi, si dhe karateisti gjilanas, Betim Maliqi.
Të gjithë sportistët e rinj do të marrin paga mujore në vlerë 100 Euro në muaj.
Krahas këtyre 10 Shpresave, BE i KOK-ut në fund të vitit 2019 përzgjodhi edhe 10 Shpresa Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga mujore në vlerë 150 Euro nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.
Kjo është hera e parë që, KOK dhe MKRS japin 20 paga mujore për 20 Shpresa Olimpike 2020.
10 Shpresat Olimpike 2020, të cilat do të marrin paga nga KOK-u
- Arti Krasniqi (not)
- Fatjona Kasapi (xhudo)
- Betim Maliqi (karate)
- Albina Deliu (atletikë)
- Besart Pireva (boks)
- Alaudin Suma (atletikë)
- Edi Dvorani (shigjetari)
- Njomëza Nuraj (taekwondo)
- Vesa Gjinaj (tenis)
- Fatlum Brakaj (mundje)