NJË GRUAJE…
Një gruaje
më thoshte gjyshja
i duhen njëqind palë mend
atë e mund veç dashuria
e mund ta shterr veç loti
se një grua është si moti
e brishtë
e ashpër
e dobët
e njomë
dridhet si purtek…
ashtu sic ish një herë një grua
e quajtur nënë
grua,
dashnore një tjetër
dashuri e vjetër!
Ah seç mu kujtua për dreq
(nga ballkoni
jasht dëgjoj
një seranatë këndon me zë
“po ti vetëm qaje
s’pranoje të buzëqeshje…”)
se gruaja ish akulli vet
që shkrin diellin para se të digjet
ashtu si qepallat e lagura mes liqeni
vezullim do t’i jap sërish çdo perëndimi
e në fund të ditës të thot
pi një gotë edhe për mua
si këngë
që shuan etjen për ujë burimi.
Po ti prap thuaj
është një grua
e marrosur për mua
e shterrur fuqish
ndezur zjarrmisë
vetëm që të jetë një grua
një me njëqind palë mend.
Një gruaje s’i mungon asgjë
kur në shpirt s’i mungon dashuria.
Linditë RAMUSHI DUSHKU