Linditë Ramushi Dushku dhe romani i saj “EVA – njëra nga ato”

Linditë Ramushi Dushku dhe romani i saj “EVA – njëra nga ato”

Linditë Ramushi Dushku dhe romani i saj “EVA – njëra nga ato”
…së shpejti…

Në rrethet letrare, në Kosovë e më gjerë, Lidnitë Ramushi Dushku, njihet kryesisht si poete dhe si publiciste, kryesisht me shkrime nga fusha e psikologjisë.

Në botën e letrave, shfaqet që në moshën 20 vjeçare, përkatësisht në vitin 2004, me përmbledhjen poetike, “Mos hesht”, botuar nga Shtëpia botuese “ Ura”.

Nga përmbledhja e parë deri te e dyta, do të kalojnë rrafsh tetë vite.

“Sytë e ëndjes” do të titullohet përbledhja e dytë e saj, që shquhet më një ndjeshmëri të arrirë artistike si dhe me një tematikë dashurie, fund e krye, për t’u pasuar këtë vit me përmbledhjes së saj të tretë me poezi, me një titull, sa të thjeshtë, aq dhe sugjestues: ASHT GUSHT.

Kjo përmbledhje, vetëm sa e avanson shprehjen poetike të Linditë Ramushit, e cila tashmë në një moshë më të pjekur iu kthye prozës, pas një serë tregimesh, të cilat I publikoi nëëpër revista e protale të ndryshme, në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Romani i saj i parë, i titulluar EVA ( njëra nga ato ), që tashmë po vjen në duart shënon deri më tash përpjekjen më seriozë të Linditë Ramushi Dushkut, në letrat shqipe.

“Eva”, si titull tejet sinjifikativ dhe kryepersonazhi i romanit të saj, jo vetëm bart emrin e gruas së parë në botë, por edhe një “mëkat’ që ia nxin jetën, asaj.

Në fakt, nuk është mëkati që ajo e bën me hir apo pahir. Është një moment fatkeq gjatë luftës së fundit në Kosovë që i ndodhë asaj , ku përdhunohet nga njerëz të uniformuar, të cilët jo vetëm e damkosin atë si femër por, edhe të ardhmen e saj, përkundër përpjekjeve mbinjerëzore të saj për t’iu rikthyer asaj që quhet jetë.

Në shtjellimin e kësaj materie, romansierja e re Linditë Ramushi Dushku, shquhet për prirje artistike dhe për dramaicitet të sforcuar duke krijuar tabllo të papritura dhe përplot art.
Në kohën kur kjo temë e romanit të saj, nuk është më tabu në Kosovë, ky roman vjen si një katarzë shpirtërore, jo vetëm për “Evën” apo dhe autoren e saj, po në përgjithësi edhe për shoqërinë kosovare e cila po jep shenja të dukshme të një emancipimi të përgjithsëm si popull i shekullit njëzetenjë.

Ars Clubi “Beqir Musliu” Gjilan

KOMENTE