PDK-ja ka marrë përgjigje negative të premten, në kërkesën e saj të publikuar po këtë ditë për të formuar një qeveri të spektrit të gjerë. Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma e do në opozitë PDK-në.
“Grupi parlamentar LDK-AAK-Nisma dhe të 83 deputetët jemi që të formojmë një Qeveri pa PDK-në. Nuk pranojmë kurrfarë oferte, e në këtë rast as atë që ka dalë nga PDK-ja”, i ka thënë Kohës Ditore zyrtari i LDK-së, Ismet Beqiri.
“Është absurde dhe, në një masë, qesharake të flasim për një qeverisje me më shumë numra, me mbi 80. Pra, po kërkon një parti e cila për vite të tëra në këmbë të qelqta e ka mbajtur Qeverinë dhe, siç e dini, shpeshherë nuk ka pasur as numra e as kuorum për të votuar ligje të caktuara” .