Në takimin e mbajtur me banorët e fshatit Kmetoc, u njoftuam me problemet elementare që ata kanë, probleme të cilat po i gjejmë ngado, e të cilat janë: Mungesa e ambulantës, mungesa e infrastrukturës në shkolla, problemet me transport, mungesa e trotuareve, rrugë të pashtruara e të shtruara keq, etj.
Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Bejtullah Osmani e Afërdita Maloku, si dhe deputetet Arijeta Rexhepi e Shqipe Selimi, u zotuan për lidhjen e qytetarëve me pushtetin komunal, ku qytetarët do të kenë rol aktiv në vendimmarrje në lokalitetet e tyre. Vetëm kështu do jemi afër me qytetarin, duke e bërë më të mirën për ta e për fshatin, nëpërmjet tyre.
Ndershmëria e profesionalizmi jonë, bashkë me gatishmërinë për bashkëpunim, janë frymë për ndryshim!
Sekretariati për Media dhe Komunikim – Lëvizja VETËVENDOSJE! – Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/