DYLON

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe në Malishevë

Lutfi Haziri merr mbështetje të fuqishme edhe në Malishevë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin e tij, mori pjesë në takimin bashkëbisedues me strukturat e nëndegës së LDK-së në Malishevë, organizuar nën masat anti-Covid-19.

Kryetari i nëndegës së Malishevës, Rashit Sahiti, në një fjalë përshëndetëse, u zotua se bashkë me kryesinë  dhe qytetarët e Malishevës, do ta jetësojnë fitoren e madhe të 17 tetorit.

EkoHigjiena

Kryetari Haziri, falënderoi përzemërsisht strukturat dhe qytetarët e Malishevës, për organizimin, mibilizimin dhe vullnetin e plotë për t’i avansuar interesat e përgjithshme të qytetarëve të Malishevës, duke u angazhuar maksimalisht për t’ia dhënë mandatin e pestë.

“Në Malishevë gjithmonë e kam pasur mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen maksimale. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm ndaj meje dhe LDK-së. Shumica e projekteve në këtë fshat kanë përfunduar. Në mandatin e ardhshëm do të investojmë në arsim, ndërkaq në shtyllën e familjes dhe në infrastrukturë do t’i përmbyllim të gjitha rrugët dhe trotuaret. Bashkë më impiantin e ujërave të zeza do ta ndërtojmë parkun 8 hektarësh, për t’ia sjellë përfundimisht Malishevës shkëlqimin dhe dinjitetin e saj të plotë. Do të vazhdojmë me skemat sociale dhe zhvillimin lokal ekonomik. Malisheva është prioritet i vitit të parë përgjatë mandatit të ri”, ka thënë Haziri.

Mesazhin e tij të fitores e ka dhënë edhe Latif Maliqi, me numrin 16 nga lista fituese, duke deklaruar se të gjithë banorët e Malishevës e kanë obligim ta mbështesin kryetarin Haziri për shkak të investimeve madhore të cilat kanë ardhur si rezultat i nismës së tij.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.