Rezultatet e këtij viti nga klubi i Karatesë “Drita” nga Gjilani u shpalosen në një organizim që u mbajt në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, Gjilan si dhe u nderuan me mirënjohje karateistët, trajnerët, punëtorët sportiv, si dhe ata që e ndihmuan karatenë, konkretisht klubin në fjalë, në çfarëdo forme.
Drejtuesit e këtij klubi shpalosen te arriturat për vitin 2023, e kryetari i Klubit të Karatesë ”Drita”, Arsimi Ibrahimi, i ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për sukseset e klubit përgjatë këtij viti.
Ibrahimi tha se këtë vit, K.K “Drita” ka arritur një rezultat shumë të mirë madje ka dyfishuar suksesin krahasuar me vitin e kaluar. Xhesina Robelli shpallet më e mira te grupmoshat e reja tek vajzat, Fron Mustafa shpallet më i miri te grupmoshat e reja tek djemtë, ndërsa dy më të mirët te KK “Drita” janë:
Eror Haziri, i cili u shpall më i miri i vitit nga meshkujt, kurse Idea Haziri u shpall më e mira nga vajzat.
Trajneri i vitit për vitin 2023 shpallet Blerim Hajdari.
Reshat Halili u shpall Trajner me suksese Ballkanike, kurse Flakë Halili u shpall trajnere e dalluar.
Të gjithë fëmijët janë shpërblyer për suksesin dhe angazhimin e tyre gjatë këtij viti.
Këtë vit K.K “Drita” ka fituar gjithsej 50 medalje, 22 të arta, 6 të argjendta dhe 22 të bronzta duke veçuar medaljen ballkanike të fituar nga Kampionia Idea Haziri, në kategorinë Kata, medalje kjo e vetme deri më tani në komunën e Gjilanit dhe e dyta në histori të Kosovës, thotë Arsim Ibrahimi.
Sipas tij, K.K Drita është jo vetëm klub, por Akademi e Karatesë, që nga viti 1972 duke nxjerrë shumë talentë në komunën tonë e që me kalimin e kohës kanë ndarë rrugëtimin e tyre suksesshëm duke e gjetur vetin nëpër klube dhe aktivitete të ndryshme.
“Tani “Drita”, suksesshëm po e rikthen prapë lavdinë e saj të ndërtuar ndër vite, me mund e sakrificë, gjeneratë pas gjenerate… Ecim tutje… K.K “DRITA” -Tradita vazhdon!”. /2LONLINE/